Mane u detyrua ta lëshojë fushën më herët ndaj Wolverhamptonit, zbulohet lëndimi i tij

Mane u detyrua ta lëshojë fushën më herët ndaj Wolverhamptonit, zbulohet lëndimi i tij

Sport January 23, 2020 - 23:10
Lajmet e fundit nga sporti

Liverpooli ka shënuar një fitore mjaft të vështirë në udhëtim te Wolverhamptoni në kuadër të xhiros së 24-t të Premierligës, shkruan zeri.info

“Të kuqtë” triumfuan me shifrat 2:1.

Gjatë kësaj ndeshje Sadio Mane u detyrua ta lëshojë më herët fushën për shkak të një lëndimi.

“Bein Sports” raporton se sulmuesi senegalez ka pësuar një tërheqje muskulore.

Mane u largua nga loja në minutën e 33-të për t’ia lëshuar vendin Takumi Minamino, i cili debutoi me Liverpoolin në Premierligë./Zëri