I pandalshëm Liverpooli, fiton në fund ndaj Wolverhamptonit dhe vazhdon marshimin drejt titullit

I pandalshëm Liverpooli, fiton në fund ndaj Wolverhamptonit dhe vazhdon marshimin drejt titullit

Sport January 23, 2020 - 22:54
Lajmet e fundit nga sporti

Liverpooli ka shënuar një fitore mjaft të vështirë në udhëtim te Wolverhamptoni në kuadër të xhiros së 24-t të Premierligës, shkruan zeri.info

“Të kuqtë” triumfuan me shifrat 2:1.

Mysafirët kaluan në epërsi qysh në minutën e tetë, kur Jordan Henderson shënoi me kokë për 1:0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Wolverhamptoni e filloi furishëm pjesën e dytë duke barazuar rezultatin në minutën e 51-të falë golit të Raul Jimenezit.

Por, Liverpooli arriti sërish ta rikthejë avantazhin me anë të Roberto Firminos në minutën e 84-t, duke siguruar kështu fitoren e 22-të në kampionat.

Pas kësaj fitore Liverpooli grumbullon plot 67 pikë pas 23 ndeshjeve, 16 më shumë sesa Manchester City që zë pozitën e dytë.

Ndërkohë, Wolverhamptoni gjendet në pozitën e shtatë me 34 pikë./Zëri