Zbulohet e ardhmja e Ceballosit te Arsenali

Zbulohet e ardhmja e Ceballosit te Arsenali

Sport January 23, 2020 - 22:32
Lajmet e fundit nga sporti

Arsenali ka vendosur ta mbajë mesfushorin e huazuar nga Real Madridi, Dani Ceballos deri në fund të edicionit, transmeton zeri.info

Mesfushori shpresonte që të rikthehej te Real Madridi këtë muaj për shkak të paraqitjeve të pakta me klubin londinez.

Por, “topçinjtë” duan ta mbajnë lojtarin deri në fund të edicionit, raporton e përditshmja spanjolle “AS”.

Ceballos është paraqitur në 17 ndeshje këtë edicion për Arsenalin./Zëri