Interi arrin marrëveshje me Tottenhamin për Eriksenin, ja kur do t’i nënshtrohet lojtari testeve mjekësore

Interi arrin marrëveshje me Tottenhamin për Eriksenin, ja kur do t’i nënshtrohet lojtari testeve mjekësore

Sport January 23, 2020 - 21:32
Lajmet e fundit nga sporti

Interi raportohet se ka programuar testet mjekësore për Christian Eriksenin, derisa klubi zikaltër ka arritur marrëveshje me Tottenhamin, transmeton zeri.info

Mediet italiane shkruajnë se Interi është marrë vesh që të paguajë 20 milionë euro te Tottenhami për shërbimet e reprezentuesit danez.

Eriksen ka kontratë me Tottenhamin vetëm deri në qershor, derisa tashmë ka arritur marrëveshje personale me klubin italian.

Danezi është paraqitur në 28 ndeshje këtë edicion për Tottenhamin duke realizuar 3 gola dhe 3 asistime./Zëri