Ish-mesfushori i Milanit, Antonio Nocerino ka vendosur që të pensionohet nga futbolli i luajtur, për të vazhduar karrierën e tij si trajner, transmeton zeri.info
34-vjeçari ka qenë pa klub që prej largimit nga Benevento.
Ish-futbollisti i Juventusit, Genoas, Crotones, Palermos, Milanit, Torinos dhe Parmës largohet nga futbolli pas 247 ndeshjeve në Serie A, 21 golave dhe 15 asisitmeve.
Ai gjithashtu ishte paraqitur në 15 ndeshje për Italinë.
“Ka ardhur koha për t’i thënë shokut tim më të mirë dhe të vetëm, futbollit”, ka shkruar ai në rrjetin social “Instagram”./Zëri