ZYRTARE: Ky futbollist largohet nga Drenica

ZYRTARE: Ky futbollist largohet nga Drenica

Sport January 23, 2020 - 17:35
Lajmet e fundit nga sporti

Drilon Lladrovci ka konfirmuar sot largimin nga Drenica, shkruan zeri.info

25-vjecari ka bërë të ditur që ka shkëputur kontratën me klubin.

Ai i ka uruar suksese klubit kuqezi në të ardhmen, derisa ka theksuar që është i hapur për ofertat e klubeve tjera.

Image

“Përshëndetje, miq dhe dashamirë të futbollit.

Shfrytëzoj rastin të ju informoj se sot kam shkëputur kontratën me klubin “KF Drenica” me marrëveshje të dyanshme.

Klubit, stafit dhe bashkëlojtarëve ju uroj fat dhe suksese në të ardhmen si dhe i falënderoj per kohën që kemi kaluar sëbashku.

Nga ky moment jam lojtar i lirë dhe i hapur për oferta”, ka njoftuar ai./Zëri