Grezda rikthehet me gol te Osijeku

Grezda rikthehet me gol te Osijeku

Sport January 23, 2020 - 17:31
Detajet

Eros Grezda ka shënuar golin e parë pas rikthimit të tij në Osijek, shkruan zeri.info

Reprezentuesi i Shqipërisë ka realizuar në ndeshjen miqësore ndaj Lokomotivës së Moskës.

Sulmuesi gjakovar shënoi në minutën e 18-të, derisa rezultati momental është 2:0 në favor të kroatëve.

Me rikthimin te Osijeku, Grezda do të mundohet që të rikthehet edhe në Kombëtaren shqiptare.

Kujtojmë se Grezda u transferua te klubi kroat nga Rangersi gjatë këtij muaji./Zëri