Klubi kosovar i shpërblen lojtarët me para në rast se kualifikohet Kosova

Klubi kosovar i shpërblen lojtarët me para në rast se kualifikohet Kosova

Sport January 23, 2020 - 17:05
Klubi i futsallit Mabetex Prishtina ka vendosur që t'i shpërblejë me para lojtarët e saj të ftuar nga përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futsall, Ramadan Cimili. Gjithnjë, nëse Kosova arrin që të kualifikohet për raundin e parë kualifikues për "Euro 2022"

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futsall, Ramadan Cimili tash e disa ditë i ka nisur përgatitjet për grumbullimin përgatitor për raundin e parë kualifikues për Euro 2022, i cili do të mbahet në Gjeorgji prej 29 janar deri më 2 shkurt, raporton Zëri.info.

Në këto kualifikime Dardanët e futsallit do t’i luajnë tri ndeshje; kundër Austrisë më 29 janar, në orën 16:00, kundër Gjermanisë, më 30 janar, po ashtu në orën 16:00 dhe kundër Gjeorgjisë, më 2 shkurt, në orën 22:00.

Klubi i futsallit Mabetex Prishtina ka vendosur që t'i shpërblejë me para lojtarët e saj të ftuar nga Cimili në rast kualifikimi të Kosovës.

Drilon Paqarizi, Mërgim Dervishaj, Melos Kelmendi, Dardan Topilla, Jeton Rukovci dhe Fitim Krasniqi janë lojtarët e Mabetex Prishtinës të ftuar nga Cimili.

Postimi i klubit në rrjetin social Facebook pa ndërhyrje

E enjtë, 23 Janar 2020 | Venus Hotel

Drilon Paqarizi | Mergim Dervishaj | Melos Kelmendi

Dardan Topilla | Jeton Rukovci | Fit A. Krasniqi

Presidenti z.Dili, sot ka vizituar lojtarët të cilët janë grumbulluar në Kombëtarën e Kosovës, ku nga data 29 Janar do të udhëtojnë për në Gjeorgji për ndeshjet kualifikuese zyrtare nga UEFA.

Në rastë të kualifikimit të Kosovës, klubi #MabetexPrishtina do të ketë shpërblim për lojtarët tanë që janë pjesë e Kombëtarës.

Suksesi i Kosovës, është sukses i të gjithëve.

 

Image