E mbani mend Senderosin e Arsenalit dhe Milanit? Tani ai po luan me futbollistin e talentuar nga Kosova

E mbani mend Senderosin e Arsenalit dhe Milanit? Tani ai po luan me futbollistin e talentuar nga Kosova

Sport January 23, 2020 - 15:06

Philippe Senderos është njëri prej futbollistëve më të njohur nga Zvicra.

Zvicerani ka zhvilluar një karrierë të pasur ë Evropë, teksa tek Arsenali kishte luajtur për shtatë vite, shkruan Zëri.info.

Image

Madje, në një vit ai kishte luajtur edhe te gjiganti italian, Milan.

Përveç këtyre dy skuadrave, mbrojtësi helvet kishte luajtur edhe te Fulhami, Valencia, Aston Villa, Grasshoppers, Rangers dhe Houston Dynamo.

Së fundmi, Senderos po bën karrierë te skuadra e Ligës së Dytë zvicerane, Chiasso.

Image

Në këtë skuadër, ai po luan së bashku me futbollistin nga Kosova, Leotrim Kryeziu./Zëri.info