Emre Can drejt largimit nga Juventusi, klubi i madh evropian ofron 18 milionë euro

Emre Can drejt largimit nga Juventusi, klubi i madh evropian ofron 18 milionë euro

Sport January 23, 2020 - 14:50

Borussia Dortmundi është duke tentuar ta mbyll marrëveshjen për 18 milionë euro me Juventusin për Emre Can.

Por, raportohet se Juventusi kërkon më shumë para, shkruan Zëri.info.

Gazetari italian, Nicolo Schira raporton se gjiganti gjerman është duke u munduar ta transferojë reprezentuesin gjerman.

Dortmundi synon ta mbyllë transferimin për 18 milionë euro dhe me një kontratë prej katër vitesh e gjysmë për ish-anëtarin e Liverpoolit.

'Gazzetta dello Sport' më parë kishte raportuar se Dortmundi ishte në bisedime për 26-vjeçarin.

Besohet se Juventusi kërkon 20 deri në 25 milionë euro për futbollistin me prejardhje turke./Zëri.info