Reagimi 'qesharak' i mediave në Serbi për Kupën 'Nënë Tereza' mes klubeve të Kosovës dhe Shqipërisë

Reagimi 'qesharak' i mediave në Serbi për Kupën 'Nënë Tereza' mes klubeve të Kosovës dhe Shqipërisë

Sport January 23, 2020 - 09:40

Federata e Futbollit të Shqipërisë dhe Federata e Futbollit të Kosovës kanë shprehur dëshirën për ta organizuar një kompeticion të ri, i cili do të quhet 'Kupa Nënë Tereza'.

Në këtë kompeticion, për të cilin ka raportuar gazeta 'Zëri' javë më parë, do të merrnin pjesë skuadra nga kampionetet shqiptare dhe kosovare, shkruan Zëri.info.

Në lidhje me këtë çështje, mediat serbe nuk kanë duruar fare, derisa kanë kontaktuar edhe zëdhënësin e Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Alban Tartari.

LEXO EDHE: EKSKLUZIVE: Kosova dhe Shqipëria synojnë ta organizojnë kupën “Nëna Terezë”, fituesi del në Evropë

"Federata e Futbollit të Shqipërisë dhe e Kosovës kanë dërguar një letër në UEFA dhe FIFA duke propozuar një Kupë të përbashkët 'Nënë Tereza', dhe të dyja Federatat janë në pritje të përgjigjeve", ka thënë Tartari për 'Alo.rs'.

Image

Ndërkaq, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e kishte zbuluar këtë projekt për gazetën "Zëri" duke thënë se kjo është proppzuar në instancat më të larta të futbollit.

Image

“Kjo kupë do të jetë masive dhe do të zhvillohet gjatë tërë vitit. Mund të luhen ndeshjet në mesjavë të mërkurën ose të enjten kur nuk ka ndeshje kampionale”, ka thënë Agim Ademi për gazetën "Zëri".

Ademi thotë se në këtë projekt do të përfshihen të dyja qeveritë, ajo e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë. 

“Projekti do të jetë i përbashkët edhe me qeveritë tona. Do të krijohet një fond i posaçëm nga të dyja qeveritë dhe nga federatat. Krahas shpërblimit që do ta marrë fituesi nga federatat, do ta ketë edhe një shpërblim shtesë nga qeveritë. Kjo kupë do të njihet si kupa ‘Nëna Terezë’”, theksoi Agim Ademi.

Image

UEFA ende nuk ka kthyer përgjigjje, teksa ky kompeticion do ta mbajë emrin e Nënë Terezës, e cila u shpall në vitin 2003 nga Kisha Katolike shenjtore.

Gjithë këtë përpjekje nga FSHF-ja dhe FFK-ja e kanë përcjellur me shumë vëmendje mediat në Serbi.

Image

Mediumi 'Alo.rs', e nis shkrimin e saj për këtë temë: "Shqipëria dhe Kosova fillojnë organizimin e Kupës për ta nderuar 'engjullin nga ferri'. Ata kanë shprehur dëshirën që fituesi i këtij konkursi të marrë një vend në eliminatoret e Ligës së Evropës".

Image

Nga ana tjetër, 'Informer.rs' shkruan: "Do të ishte një turp i shkëlqyer futbolli. Aleanca shqiptare dhe e Kosovës ka një plan ferri. Ata duan të luajnë në një turne".

Kurse, 'B92' shkruan: "Shqipëria dhe Kosovës duan një Kupë të përbashkët. FSHF dhe Kosova kanë shprehur dëshirën për ta organizuar një garë futbolli, Kupën 'Nënë Tereza"./Zëri.info

Image