Fitorja e mundimshme kundër skuadrës amatore, 'shpërthen' trajneri i Barcelonës

Fitorja e mundimshme kundër skuadrës amatore, 'shpërthen' trajneri i Barcelonës

Sport January 23, 2020 - 09:27

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien e ka kritikuar skuadrën e tij pas humbjes së vështirë 2:1 në Kupën e Mbretit ndaj Ibizas.

Antonio Griezmann shënoi dy gola në 20 minutat e fundit të ndeshjes për t'ia siguruar Barcelonës fitoren dhe kaulifikimin në fazën e eliminimit direkt të Kupës së Mbretit mbrëmë ndaj skuadrës amatore, shkruan Zëri.info.

"Nuk më pëlqeu skuadra në pjesën e parë. Por, i kuptoj vështirësitë e këtyre ndeshjeve, me fusha artificiale dhe ndaj një skuadra agresive", u shpreh Setien.

"Do të doja të ishim më preciz, por kjo do të na jap një mësim të mirë për ndeshjet në vazhdim", tregon trajneri i ri i Barcelonës.

"Skuadra e Ibizas meriton shumë lëvdata. Nuk ishte e lehtë ndaj tyre, ata ishin shumë të mirë në mbrojtje", deklaroi Setien.

Ndryshe, Setien e ka drejtuar në dy ndeshje Barcelonën deri më tani - në fitoren 1:0 ndaj Granadas dhe mbrëmë në fitoren 2:1 ndaj Ibizas./Zëri.info