Bashkëlojtari e 'ngrit në qiell' Vedat Muriqin: Shpresoj të mos e kap 'syri i keq'

Bashkëlojtari e 'ngrit në qiell' Vedat Muriqin: Shpresoj të mos e kap 'syri i keq'

Sport January 23, 2020 - 09:15

Mevlut Erdinac u largua në verë nga Basaksehir dhe u transferua te gjiganti nga Stambolli, Fenerbahçe.

Erdinac shënoi golin e tij të parë me fanellën e Fenerbahçes në fitoren 2:0 kundër Kayserispor në Kupën e Turqisë për ta kualifikuar skuadrën e tij në çerekfinale, shkruan Zëri.info.

Image

Ai është shprehur tejet i kënaqur me aventurën e tij të re në Fenerbahçe, derisa nuk ka harruar të flasë as për sulmuesin nga Kosova, Vedat Muriqi.

"Vedati është njëri nga sulmuesit më të mirë që kam parë ndodnjëherë", ka thënë fillimisht Erdinac.

"Ai është një vlerë e jashtëzakonshme për skuadrën. Shpresoj të mos e prek 'syri i keq", vlerësoi ai për bashkëlojtarin e tij prizrenas.

Image

Ndryshe, Muriqi e ka nisur mjaft mirë aventurën te Fenerbahçe që prej transferimit nga Rizespori në verë.

Ai ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar pesë asistime në 19 ndeshje deri më tani për klubin e madh turk./Zëri.info