Boksierët nga Kosova përballen sot me bullgarët në Sofje të Bullgarisë

Boksierët nga Kosova përballen sot me bullgarët në Sofje të Bullgarisë

Sport January 23, 2020 - 09:04

Po vazhdon të mbahet turneu ndërkombëtar i boksit 'Strandja' në Sofje të Bullgarisë.

Gjatë ditës së sotme, dy boksierët nga Kosova, Bashkim Bajoku dhe Leutrim Rexhepi do të ngjiten në ring me synimin e vetëm - të fitojnë medalje, raporton Zëri.info.

Në kategorinë deri në 52 kilogramë, Bajoku do të përballet me boksierin më të mirë të Bullgarisë dhe Evropës, Daniel Asenov.

Asenovic është gjashtë herë kampion i Evropës, dy herë si senior, dy herë në kategorinë e të rinjëve dhe dy herë si junior.

Nga ana tjetër, Rexhepi në kategorinë deri në 57 kilogramë, do të përballet poashtu me bullgarin Bojan Asenov.

Ai është në mesin e më të mirë të boksierëve më të mirë në Bullgari./Zëri.info