Leo Messit nuk do t'i pëlqejnë fjalët e Kylian Mbappes për karrierën e CR7

Leo Messit nuk do t'i pëlqejnë fjalët e Kylian Mbappes për karrierën e CR7

Sport January 23, 2020 - 08:48

Kylian Mbappe thotë se ai synon të bëhet si ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën i ka thënë mediumit italian 'GdS' se karriera e Ronaldos është inspirim për të në futboll, shkruan Zëri.info.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain pritet të largohet nga kryeqyteti francez në verë.

Image

21-vjeçari iu bashkua PSG-s tri vite më parë nga Monaco, dhe Real Madridi është njëra nga klubet që e kërkon sulmuesin Mbappe.

Kur u pyet për idolët e tij, Mbappe tha: "Nëse jeni francezë, atëherë jeni rritur me Zidanen si idol".

Ai më pas foli edhe për ish-yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo:

Image

"Isha me fat që jam përballur me të. Karriera e tij është inspirim për mua"./Zëri.info