Ekzekutimi në sy të gruas, arrestohet sportisti i dyshuar për vrasjen e producentit shqiptar në Londër, ja kush është ai

Ekzekutimi në sy të gruas, arrestohet sportisti i dyshuar për vrasjen e producentit shqiptar në Londër, ja kush është ai

Sport January 23, 2020 - 08:34

Arrestohet nje i ri suedez, si autor i dyshuar per vrasjen e shqiptarit Flamur Alex Beqiri në prag të Krishtlindjes në Britani.

Daily Mail raporton se ne pranga eshte vene nje 22 vjecar. Ai u arrestua nga Policia Daneze ndërsa po kthehej nga një udhëtim në Tajlandë.

Nje zëdhënës i policisë ka pohuar lajmin e arrestimit, duke thene: “Një 22-vjeçar u arrestua në Aeroportin e Kopenhagës, Danimarkë, më 20 janar me një Urdhër Arresti Evropian, i dyshuar për vrasjen e Flamur Beqirit. Ai eshte në paraburgim në Danimarkë në pritje të procedurave të ekstradimit për në Mbretërinë e Bashkuar.”

Nderkohe te tjera media shkruajne se behet fjale per Anis Hemissi, 22 vjeç, një ‘kikboksier’ nga Suedia qe është arrestuar për vrasjen brutale të ‘’mbretit” shqiptar të drogës Flamur Beqiri. Hemissi, u arrestua në aeroportin e Kopenhagenit të hënën gjatë natës.

Image

Kujtojme se në vitin 2008 Flamur Beqiri ishte një nga burrat më të kërkuar në Suedi pasi detektivët thanë se ai ishte pjesë e një bande ndërkombëtare të kontrabandës së drogës që transferoi 2 milion paund kanabis në Skandinavi.

Nderkohe qe emri i tij, sipas hetimeve ishte i lidhur ne disa vrasje të bandave në Suedi.

Beqiri, vella i modeles se njohur Mise Beqiri dhe baba i dy fëmijëve u vra përpara gruas së tij Debora Krasniqi dhe fëmijës së tij, jashtë shtëpisë së tyre në Jug-Perëndim të Londrës, në 24 dhjetor.

HETIMET 

“Ekzekutimi i një producenti para gruas dhe fëmijës së tij në Londër ditën e Krishtlindjes ka qenë i lidhur me disa vrasje të bandave shqiptare në Suedi, ku ai dikur ishte një nga më të kërkuarit”.

Keshtu raportonte ne nje shkrim pas ngjarjes DailyMail, teksa publikonte ne faqe te pare lajmin per ekzekutimin e shqiptarit, Flamur (Alex) Beqiri, 36 vjeç, qe u ekzekutua me bresheri plumbash, ndërkohe qe gruaja e tij ulëriste mbi trupun e bashkeshortit te gjakosur.

“Pasi e qëlluan ai ndihmua nga një mjek dhe një infermiere që jetonte në të njëjtën rrugë pranë Thames, por nuk mundi të shpëtonte”- shkruan gazeta.

Image

Sipas saj, policia seudeze është duke punuar me Scotland Yard për ngjarjen, duke nenvizuar disa krime te meparshme.

Disa nga ish-bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij janë vrarë pasi ai emigroi në Mbretërinë e Bashkuar tre vite më parë, një burim i tha gazetës Sydsvenskan në Malmo.

Në vitin 2008, Flamuri ishte një nga personat më të kërkuar në Suedi, pasi detektivët e cilësuan atë si pjesë të një bande ndërkombëtare së drogës që transferoi hashash me vlerë rreth 2 milionë paund në Skandinavi.

Policia tha në atë kohë se Beqiri u nis për në kufi me këmbë, por nuk dihet nëse ai u arrestua ndonjëherë ose u akuzua në lidhje me komplotin për të cilën akuzohej.

Image

Një zyrtar qe nuk ka deklaruar emrin ka thene per gazetan se “Beqiri, i cili u transferua nga Shqipëria në Suedi qëkur ishte fëmijë, ishte ‘i lidhur shumë’ me kriminelët suedeze”./Panorama