ZYRTARE: Ish-futbollisti i West Hamit kalon te skuadra kosovare, shkëlqen në debutim

ZYRTARE: Ish-futbollisti i West Hamit kalon te skuadra kosovare, shkëlqen në debutim

Sport January 23, 2020 - 08:00

Mërgim Qarri është prurja më e re e klubit futbollistik, Istogu.

Qarri, i cili më parë ka luajtur te grupmoshat U-23 te West Hami, shihet si përforcim i madh tek Istogu, raporton Zëri.info.

Përveç West Hamit, Qarri ka luajtur edhe në Moracambe FC, Aldershot dhe Ytterhogdals IK.

Image

Ndërkaq, së fundmi, mesfushori Qarri ka luajtur në skuadrën suedeze, Ytterhogdals IK.

23-vjeçari luan në pozitën e fantazistit dhe ka goditje tepër të fuqishme dhe të sakte.

Ai debutoi në miqësoren e djeshme ndaj Dardanës, ku shënoi një super-gol dhe fitoi një penallti./Zëri.info