Mbappe kapet me portierin serb gjatë ndeshjes Reims – PSG, ja çfarë ndodhi

Mbappe kapet me portierin serb gjatë ndeshjes Reims – PSG, ja çfarë ndodhi

Sport January 22, 2020 - 23:39
Detajet

Gjysmëfinalja mes Reimsit dhe Paris Saint-Germainit në Kupën e Ligës të Francës nuk kaloi pa incidente, transmeton zeri.info

Ndeshja u mbyll me shifrat 3:0 në favor të PSG-së.

Sulmuesi i parisienëve, Kylian Mbappe u kap me portierin serb, Predrag Rajkovic në momentet e fundit.

Edhe pse ndeshja ishte thuajse e mbyllur portieri serb dhe sulmuesi francez u përplasën pa ndonjë arsye.

Rajkovic e shtyu dhe e rrëzoi Mbappen dhe u ndëshkua me karton të verdhë.

Ndërkohë, Mbappe më herët e kishte lëvizur topin që Rajkovic deshi ta gjuante në fushë./Zëri