E turpshme, vidhen fotografi nga shtëpia e Michael Schumacher dhe nxirren në shitje për shifrën marramendëse

E turpshme, vidhen fotografi nga shtëpia e Michael Schumacher dhe nxirren në shitje për shifrën marramendëse

Sport January 22, 2020 - 23:16
Lajmet e fundit nga sporti

Gjendja shëndetësore e legjendës së Forulës 1, Michael Schumacher ende mbetet një mister, transmeton zeri.info

Gjermani ende është duke vazhduar rehabilitimin e tij pas aksidentit të tmerrshëm që e pësoi në vitin 2013 duke skijuar.

Prej shumë kohësh familja e tij kërkon të respektohet privatësia dhe të mos dalë asgjë në lidhje me gjendjen e tij.

Megjithatë sipas asaj që shkruan gazeta angleze “The Mirror”, disa persona kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur disa fotografi.

Pikërisht këto foto të vjedhura ata i kanë nxjerrë në shitje, ku kërkojnë 1 milionë euro.

Menjëherë pas kësaj bashkëshortja e Schumacherit ka kontaktuar policinë, për tu shmangur dalja e atyre fotografive./Zëri