Burnley befason Manchester Unitedin, triumfon në ‘Old Trafford’

Burnley befason Manchester Unitedin, triumfon në ‘Old Trafford’

Sport January 22, 2020 - 23:07
Lajmet e fundit nga sporti

Burnley ka befasuar Manchester Unitedin në xhiron e 24-t të ligës angleze, duke e mposhtur në “Old Trafford”, shkruan zeri.info

Mysafirët kanë triumfuar me shifrat 2:0.

Chris Wood ka shënuar golin e parë për Burnleyn në minutën e 39-të, duke e mbyllur pjesën e parë me epërsinë minimale 1:0 të ekipit të tij.

Kurse, golin e dytë për mysafirët e shënoi Jay Rodriguez në minutën e 56-të.

“Djajtë e kuq” u munduan që të bënin diç më shumë në këtë takim, por nuk arritën dot të gjenin rrjetën.

Pas kësaj humbje Manchester Unitedi mbetet në pozitën e pestë me 34 pikë, aq sa kanë edhe Tottenhami dhe Wolverhamptoni.

Ndërkohë, Burnley ngjitet në vendin e 13-të me 30 pikë./Zëri