Juventusi mposht Romën dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Juventusi mposht Romën dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Sport January 22, 2020 - 22:41
Lajmet e fundit nga sporti

Juventusi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, shkruan zeri.info

Bardhezinjtë triumfuan në shtëpi ndaj Romës me shifrat 3:1.

Cristiano Ronaldo hapi serinë e golave për vendasit në minutën e 36-të.

Kurse, para përfundimit të pjesës së parë Juventusi e çoi epërsinë në 3:0 falë golave të Rodrigo Bentancurit (38’) dhe Leonardo Bonuccit (45’).

Ndërkohë, golin e vetëm për romakët e shënoi Gianluigi Buffon, duke realizuar në portën e tij në minutën e 50-të.

Juventusi në gjysmëfinale do të luajë me fituesin e takimit Milan – Torino.

Kujtojmë se mbrëmë gjysmëfinalen e siguroi edhe Napoli, që e mposhti Lazion./Zëri