Mediumi polak shkruan për skandalin e futbollistëve serbë ndaj Ballkanit, tregon edhe arsyen pse ndodhi kjo

Mediumi polak shkruan për skandalin e futbollistëve serbë ndaj Ballkanit, tregon edhe arsyen pse ndodhi kjo

Sport January 22, 2020 - 15:23

Dy futbollistët serbë, Ognjen Mudrinski dhe Mile Savkovic, të skuadrës Jagiellonia Bialystok nuk pranuan të luanin në miqësoren kundër skuadrës nga Kosova, Ballkani.

Në lidhje me këtë ka raportuar edhe mediumi polak, ‘Interia.pl’, medium i cili shkruan se kjo ndodhi për arsye politike, shkruan Zëri.info.

Në ndeshjen e zhvilluar të martën në Belek të Turqisë, Jaegiellonia barazoi me rezultat 3:3 kundër Ballkanit, liderit të Superligës së Kosovës.

Image

Ishte një miqësore përgatitore e dy skuadrave para nisjes së stinorit pranëveror.

Ognjen Mudrinski dhe Mile Savkovic nuk ishin në mesin e lojtarëve të skuadrës polake që u përballën me Ballkanin.

Megjithatë, kjo nuk ndodhi për arsye sportive, por për shkak të arsyeve politike.

Image

Saktësisht, kjo ndodhi pasi që shumica e serbëve nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës.

Të dy futbollistët serbë nuk janë elementarë te Jagiellonia.

Savkovic ka luajtur në vetëm 16 ndeshje për një vit e gjysmë te skuadra polake, kurse Mudrinski u rikthye në skuadër verën e kaluar për 600 mijë euro.

Ai në 12 ndeshje arriti të shënojë vetëm një gol dhe konsiderohet si një transferim i dështuar te polakët./Zëri.info