Zyrtari i Fenerbahces thotë se dënimi i Vedat Muriqit është qesharak

Zyrtari i Fenerbahces thotë se dënimi i Vedat Muriqit është qesharak

Sport January 21, 2020 - 23:59
Detajet

Zyrtari i Fenerbahces, Alper Pirsen thotë se vendimi për ta dërguar Vedat Muriqin në komision disiplinor është qesharak, transmeton zeri.info

Muriqi ishte ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen ndaj Gaziantepit që u mbyll me fitoren e Fenerbahces 2:0.

“Momentalisht, çdo pjesë e federatës sonë të futbollit është kundër nesh. Ne shpresojmë sidoqoftë që drejtësia të gjendet diku, sidomos në Tribunalin e Arbitrazhit, autoriteti i fundit”, ka thënë Pirsen, i cili ka lvadëruar gjithashtu Muriqin për profesionalizmin e tij./ZËRI