Mediet serbe pas humbjes së Partizanit në Stamboll: Lojtarët u shpërqendruan nga djaloshi me bluzë të flamurit të Kosovës

Mediet serbe pas humbjes së Partizanit në Stamboll: Lojtarët u shpërqendruan nga djaloshi me bluzë të flamurit të Kosovës

Sport January 21, 2020 - 21:23
Lajmet e fundit nga sporti

Paritzani u mposht në udhëtim Darussafaka në kuadër të raundit të tretë të FIBA Euro Cup me rezultatin 85:83, transmeton zeri.info

Por, mediet serbe janë marrë me një djalosh që kishte veshur një bluzë me flamurin e Kosovës në të.

“Telegraf.rs” e ka quajtur këtë gjë skandaloze.

Madje, duke shkruar se ai mund të ketë dashur që të dekoncentrojë basketbollistët e klubit serb.

“Ai u ul në sallë prapa koshave, por askush nuk e largoi nga salla, edhe pse ai qartazi kishte ardhur për të provokuar beogradasit”, ka shkruar mediumi serb./Zëri

Image