U godit me grusht nga boksieri i njohur, gruaja zbulon lëndimet e saj

U godit me grusht nga boksieri i njohur, gruaja zbulon lëndimet e saj

Sport January 21, 2020 - 17:52

Një grua që pretendon që është goditur nga boksieri Sergey Kovalev ka zbuluar se asaj i është dashur të vendosë një pjesë metalike në qafë pas sulmit, transmeton zeri.info

Jamie Frontz ka folur për “TMZ Sports” të hënën, duke diskutuar për sulmin e ndodhur në vitin 2018 nga boksieri rus në Kaliforni.

Frontz pretendon se ajo është goditur me grusht pasi e kundërshtoi atë për të kryer marrëdhënie seksuale dhe ishte përgatitur që t’i thoshte atij të largohet nga kabina e saj.

Ajo pretendon se pas këtij sulmi asaj i është dashur të bëj një operim, duke vendosur një pjesë metalike në qafë dhe i është dashur të bëj një rikonstruktim të hundës.

“Kur ai më goditi mua, hunda ime shpërtheu, kishte gjak gjithandej. Kishte gjak në të gjithë kabinën. Gjithandej nëpër mure. Gjithandej në tepih”, ka thënë ajo./Zëri

Image

Image

Image