Trent Alexander-Arnold ia kopjoi festimin, ky është komenti epik i Kylian Mbappes

Trent Alexander-Arnold ia kopjoi festimin, ky është komenti epik i Kylian Mbappes

Sport January 21, 2020 - 17:27

Kylian Mbappe ka reaguar pasi Trent Alexander-Arnold i kopjoi festimin e tij të golave, transmeton zeri.info

Mbrojtësi i Liverpoolit bëri më të mirën e tij për ta imituar yllin francez në golin ndaj Leicester Cityt para disa javësh.

Por, Mbappe nuk ka ndonjë problem me këtë gjë.

Madje, ai është i lumtur për këtë dhe është një tifoz i madh i anglezit.

“Po, e pashë! Unë jam shumë krenar. Ky djalë është i jashtëzakonshëm”, ka thënë Mbappe./Zëri