Cavani kërkoi largimin nga PSG-ja, ja çfarë thotë trajneri i parisienëve

Cavani kërkoi largimin nga PSG-ja, ja çfarë thotë trajneri i parisienëve

Sport January 21, 2020 - 17:12

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel thotë se Edinson Cavani e ka humbur vetëbesimin këtë edicion, por dëshiron që ta mbajë sulmuesin në skuadër, transmeton zeri.info 

Cavani, i cili është duke vuajtur nga një problem në ijë, ka kërkuar që të largohet nga parisienët, gjë të cilën e ka konfirmuar drejtori sportiv i klubit, Leonardo.

Braziliani gjithashtu kishte thënë se Paris Saint-Germaini kishte refuzuar një ofertë nga Atletico Madridi.

Chelsea dhe Tottenhami gjithashtu janë lidhur me transferimin e uruguaianit, i cili ka bërë vetëm 9 paraqitje këtë edicion në ligën franceze.

“Momentalisht ai është në bankinë dhe ka mungesë të minutave. Atij po i mungon ritmi dhe vetëbesimi”, ka thënë Tuchel para ndeshjes së të mërkurës në Kupën e Ligës ndaj Reimsit.

“(Vetëbesimi) është pjesa më e rëndësishme, sidomos për golashënuesit, por kështu qëndron puna. Në klube të mëdha, ka lojtarë me shumë kualitete, por ka konkurrencë të fortë dhe nuk është e lehtë për të”, shtoi ai./Zëri