‘Vezë të skuqura dhe virshlle’, gruaja e futbollistit që e do Kosova zbulon se çfarë di të gatuajë ai

‘Vezë të skuqura dhe virshlle’, gruaja e futbollistit që e do Kosova zbulon se çfarë di të gatuajë ai

Sport January 21, 2020 - 16:12
Gazeta më e madhe zvicerane ‘Blick’ ka intervistuar gratë e futbollistëve që luajnë në Zvicër, në lidhje me aftësitë e tyre në kuzhinë. Në mesin e të intervistuara nga ‘Blick’ ishte edhe Zanfina Ademi, gruaja e futbollistit nga Kosova të Baselit, Kemal Ademi

Gazeta më e madhe zvicerane ‘Blick’ ka intervistuar gratë e futbollistëve që luajnë në Zvicër, në lidhje me aftësitë e tyre në kuzhinë.

Në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve për më të mirët e vitit 2019 në futbollin zviceran, gratë e futbollistëve që luajnë në Zvicër ishin të pranishme në këtë ceremoni mbrëmë, shkruan Zëri.info.

Në mesin e të intervistuara nga ‘Blick’ ishte edhe Zanfina Ademi, gruaja e futbollistit nga Kosova të Baselit, Kemal Ademi.

Image

Zanfina ka thënë në mes të tjerash se Kemali gatuan mjaft mirë.

“Kemal mund të gatuajë shumë mirë. Specialitet e tij janë vezë tv skuqura, virshlle, dhe sallami”, thotë Zanfina, duke shtuar se Kemali preferon të gatuajë pas darkës./Zëri.info

Image