Dikur bënte milionat në NBA, sot është i pastrehë dhe po rrihet brutalisht në rrugë

Dikur bënte milionat në NBA, sot është i pastrehë dhe po rrihet brutalisht në rrugë

Sport January 21, 2020 - 15:55

Dekada që lamë pas kishte shfaqur aftësitë e mrekullueshme për një karrierë premtuese. Sidoqoftë, gjërat shkuan mbrapsht.

Delonte West, 36-vjeçar, ishte një futbollist i famshëm në NBA nga viti 2004 deri në vitin 2013, me një rol të rëndësishëm në të gjitha skuadrat ku ai luajti, shkruan Zëri.info.

Vetëm nga kontrata e tij, ai arkëtoi rreth 16.4 milionë dollarë.

West ka luajtur te Bosti, Seattle, Cleveland, Boston, Dallas e më pas kaloi në Kinë në vitin 2013, ku ai fitoi para të majme.

Por, sot, ai është i pastrehë.

Mediat amerikane publikuan të martën një video ku shihet se West ishte i prangosur dhe ishte duke u rrahur.

Shikojeni videon ku tregon se ish-basketbollisti është rrahur në mënyrë tragjike.

Ndërsa, video e dytë tregon se ai po rrihej në mes të rrugës pa asnjë pengesë./Zëri.info