Të rejat e fundit për të ardhmen e Bersant Celinës te Swansea City

Të rejat e fundit për të ardhmen e Bersant Celinës te Swansea City

Sport January 21, 2020 - 15:37

Trajneri i Swansea Cityt, Steve Cooper ka pohuar javën e kaluar se klubi me gjasë nuk do të transferojë më futbollistë, por e njëjta nuk mund të thuhet edhe për largimet.

Skuadra uellsiane renditet në vendin e pestë në Ligën e Dytë angleze këtë edicion, derisa ka pasur zëra për të ardhmen e dy futbollistëve të skuadrës, shkruan Zëri.info.

‘The Sun’ raportoi se trajneri i Brightonit, Graham Potter ka lansuar një ofertë për reprezentuesin e Kosovës, Bersant Celina.

Megjithatë këto raportime, janë hedhur poshtë nga klubi i Premierligës së fundmi.

Nga ana tjetër, Swansea City kërkon 18 milionë funte për largimin e Andre Ayew, i cili ka shënuar 10 gola në kampionat këtë edicion./Zëri.info

Image