Kthesa dramatike për të ardhmen e Xherdan Shaqirit, zbulohet shuma që kërkon Liverpooli për futbollistin nga Kosova

Kthesa dramatike për të ardhmen e Xherdan Shaqirit, zbulohet shuma që kërkon Liverpooli për futbollistin nga Kosova

Sport January 21, 2020 - 15:17

Liverpooli ka vendosur çmimin e Xherdan Shaqirit pas interesimeve nga ana e Romës dhe Sevillës, por që do ta lirojnë mesfushorin nga Kosova të largohet vetëm në verë.

Shaqiri ka luajtur një rol të vogël te Liverpooli që prej ardhjes së tij për 13 milionë funte nga Stoke City në vitin 2018, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhuruar pesë asistime në më shumë se 40 ndeshje, shkruan Zëri.info.

28-vjeçari e ka shprehur frustrimin e tij për minutazhin e ultë te Liverpooli, por ka treguar profesionalizëm me sjelljet e tij.

Mungesa e tij në fitoren 2:0 të Liverpoolit ndaj Manchester Unitedit të dielën ka ngjallur spekulime për një largim në janar.

Image

Megjithatë, vetë Shaqiri i mohoi këto zëra duke thënë se është duke vuajtur nga një lëndim muskulor.

Nga ana tjetër, Liverpooli ka marrë oferta nga Roma dhe Sevilla për një huazim të mundshëm, por sipas ‘The Times’, kjo nuk është pranuar.

Mediumi në fjalë shton se Liverpooli kërkon 30 milionë euro nga klubet e interesuara për transferimin e Shaqirit në verë.

Pra, Liverpooli synon që ta mbajë Shaqirin të paktën deri në afatin kalimtar të verës së ardhshme./Zëri.info