Real Madridi paralajmërohet para ndeshjes me skuadrën amatore: Do të detyrohen të lahen me ujë të ftohtë

Real Madridi paralajmërohet para ndeshjes me skuadrën amatore: Do të detyrohen të lahen me ujë të ftohtë

Sport January 21, 2020 - 14:53

Ndeshjet e Kupës së Mbretit fillojnë së shpejti, dhe Real Madridi do të përballet si mysafir me Unionistas de Salamanca.

Skuadra madrilene është paralajmëruar se në zhveshtoren e këtij klubi do të duhet të lahen me ujë të ftohtë për shkak të kushteve të këqija, shkruan Zëri.info.

Ndeshja në fjalë e favorizon Real Madridin, skuadër e cila do të luajë në një stadium me një kapacitet prej tre mijë ulësesh.

‘MARCA’ i ka dhënë vëmendje stadiumit të këtij klubi, i cili është themeluar në vitin 2013, dhe interesant është fakti se futbollistët nuk mund të stërviten në stadium shkaku i ndërtimeve që po bëhen.

Fusha stërvitore është afër një palestre, gjë e cila shton frustrimin e stafit drejtues të skuadrës.

Image

Me të hyrë në palestër, shihen futbollistët e Unionistas, ku shihen duke bërë ushtrime nga më të ndryshmet.

Objekti është tejet i vjetër, që tregon më së miri gjendjen e klubit.

“Uji i nxehtë zgjatë vetëm 20 minuta pasi këtu pastrohen 40 njerëz. Dikush do të duhet të lahet me ujë të ftohtë”, ka thënë kapiteni i Unionistas, Piojo.

“Shpresoj që futbollistët që zëvendësohen nuk shkojnë në dush pasi nuk do të ketë ujë të nxehtë për ne”, tregon më tej ai.

“Kjo është e gjitha për një klub modest”, shtoi Piojo./Zëri.info