Para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut, Agim Ademi jep lajmin e madh për Përfaqësusen e Kosovës

Para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut, Agim Ademi jep lajmin e madh për Përfaqësusen e Kosovës

Sport January 21, 2020 - 14:31

Kohëve të fundit është përfolur shumë për ardhjet e reja te Përfaqësuesja e Kosovës para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut në mars të këtij viti.

Andi Zeqiri, Leon Dajaku dhe Meritan Shabani kanë qenë ndër emrat më të përfolur për ta përfaqësuar Kosovën në ndeshjet e radhës, raporton Zëri.info.

Njeriu i parë i futbollit kosovar, Agim Ademi është shprehur i bindur se do të ketë ardhje të reja te Përfaqësuesja e Kosovës, por vetëm pas afatit kalimtar dimëror, pasi që sipas tij, disa futbollistë vetëm se kanë pranuar t’i bashkohen skuadrës së Bernard Challandes.

“Do të ketë përforcime pas përfundimit të afatit kalimtar dimëror. Jemi marrë vesh me ata që duan dhe janë të gatshëm të vijnë dhe të luajnë për Përfaqësuesen e Kosovës, normalisht gjithmonë në bashkëpunim me trajnerin Bernard Challandes, në bazë të kërkesave të tij”, ka thënë Ademi për Zëri.info.

“Ata të cilët janë të gatshëm të vijnë dhe të cilët i ka kërkuar trajneri, pas afatit kalimtar dimëror, në shkurt do të jenë edhe emrat e lojtarëve që do të vijnë te Kosova. Nuk mund të jap emra tani për tani”, deklaroi kreu i shtëpisë më të madhe të futbollit kosovar, Agim Ademi./Zëri.info

Image