Ballkani vazhdon me ndeshje miqësore, sot përballet me skuadrën polake

Ballkani vazhdon me ndeshje miqësore, sot përballet me skuadrën polake

Sport January 21, 2020 - 13:52

Ballkani po vazhdon me përgatitje në Antalia të Turqisë para nisjes së stinorit pranveror në futbollin e Kosovës.

Kampioni vjeshtor i Superligës së Kosovës momentalisht është zhvendosur në tokën turke për përgatitje, raporton Zëri.info.

Në vazhdën e përgatitjeve, djelmoshat e Ismet Munishit po luajnë edhe disa ndeshje miqësore.

Image

Sot, Ballkani do ta zhvillojë miqësoren e radhës, kundër skuadrës polake, Jagiellonia Bialystok.

Ballkani pret lojë cilësore duke marrë parasysh formën aktuale të klubeve kundërshtare.

Ndeshja në fjalë zhvillohet sot me fillim nga ora 17:00 në kompleksin ‘Sueno’ në Antalia./Zëri.info

Image