Boksieri nga Kosova paraqitet mirë në Bullgari, por eliminohet me rezultat të ngushtë

Boksieri nga Kosova paraqitet mirë në Bullgari, por eliminohet me rezultat të ngushtë

Sport January 21, 2020 - 13:45

Në Sofje të Bullgarisë, sot po mbahet turneu ndërkombëtar i boksit ‘Strandja’.

Në sesionin e parë, në ring sot u ngjit edhe boksieri nga Kosova, Besart Pireva, shkruan Zëri.info.

Ndonëse bëri një paraqitje të mirë në ring, Pireva pësoi humbje nga polaku Lewicki Ryszard me rezultat 3:2.

Image

Siç shkruan Latif Demolli, sekretar i FBoxK-së, Pireva tregoi shpirtin luftarak dhe tregoi se është një boksier me të ardhme të ndritur.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme, edhe boksierja tjetër kosovare, Donjeta Sadiku u paraqit në ring.

Ajo mposhti greken Pita Nikoleta me rezultat 6:0 dhe vazhdon tutje me synimin e madh për të fituar ndonjë medalje./Zëri.info

Image