Llapi e mposhtë Tërbunin në miqësore, shkëlqen Valmir Veliu

Llapi e mposhtë Tërbunin në miqësore, shkëlqen Valmir Veliu

Sport January 21, 2020 - 13:40

Në vazhdën e përgatitjeve në Shqipëri, skuadra e Llapit ka zhvilluar sot një ndeshje miqësore.

Djelmoshat e Tahir Batatinës janë përballur me Tërbunin në mesditën e sotme, raporton Zëri.info.

Llapi e ka fituar këtë ndeshje me rezultat, 2:4.

Valmir Veliu shkëlqeu në këtë ndeshje duke realizuar dy gola.

Nga një gol iu takoi edhe Mentor Zhdrellës dhe Ersil Ymerit.

“Futbollistët e Llapit kanë dominuar ndeshjen dhe kanë realizuar gola nga aksione shumë të rrjedhshme. Një test i mirë për skuadrën që me meritë kanë arritur të fitojnë ndeshjen e sotme”, thuhet në njoftimin e Llapit./Zëri.info