Sporting beson se do të arrijë marrëveshje me Man Unitedin për Fernandes

Sporting beson se do të arrijë marrëveshje me Man Unitedin për Fernandes

Sport January 21, 2020 - 09:44

Sporting Lisbona është e vetëdijshme se do ta finalizojë marrëveshjen me Manchester Unitedin për mesfushorin Bruno Fernandes.

‘Djajtë e Kuq’ kanë nisur bisedimet për transferimin e Fernandes dy javë më parë pas lëndimit të Scott McTominay dhe Paul Pogba për ta mbështetur trajnerin Ole Gunnar Solskjaer në treg, shkruan Zëri.info.

Klubi anglez pritej ta transferonte Erling Braut Haaland nga RB Salzburg këtë muaj, por tinejxheri norvegjez kaloi në Dortmund më pas.

Nga ana tjetër, Fernandes thuhet se tashmë e ka luajtur ndeshjen e fundit për Sportingun dhe se mund t’i bashkohet Manchester Unitedit shumë shpejt.

Ende nuk është arritur marrëveshja për shumën e transferimit, por palët kanë edhe 11 ditë kohë për t’u pajtuar.

Ka zëra se Manchester Unitedi ka ofruar 50 milionë euro, derisa klubi portugez kërkon 70 milionë sosh./Zëri.info