Zbulohet nëse Man Unitedi do të bëjë ofertë për transferimin e Bale këtë muaj

Zbulohet nëse Man Unitedi do të bëjë ofertë për transferimin e Bale këtë muaj

Sport January 21, 2020 - 08:56

Manchester Unitedi nuk do të tentojë ta huazojë yllin e Real Madridit, Gareth Bale në muajin janar.

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Soslkjaer ka konfirmuar se klubi do të mundohet të gjejë transferimet afat-shkurte këtë muaj, pas lëndimit të Marcus Rashford, shkruan Zëri.info.

Përkundër se Bale ishte i lidhur me ‘Djajtë e Kuq’ gjatë verës, Manchester Unitedi nuk pritet të bëjë ndonjë ofertë për të në javët e ardhshme, gjithnjë sipas ‘BBC’.

Një ofertë huazimi nuk është në opsion për Real Madridin, pasi Bale ka edhe dy vite e gjysmë të mbetura në kontratën e tij.

30-vjeçari ka qenë i lidhur edhe me një kalim në Kinë në verën e kaluar, megjithatë, marrëveshja dështoi dhe trajneri Zinedine Zidane tha se donte që Bale të mbetej në Spanjë.

Por, raportet e tyre nuk janë aq të mira kohëve të fundit, gjë e cila e ka vështirësuar situatën./Zëri.info