Në Sofje të Bullgarisë, boksierët nga Kosova synojnë suksese sot

Në Sofje të Bullgarisë, boksierët nga Kosova synojnë suksese sot

Sport January 21, 2020 - 08:40

Sot në turneun ndërkombëtar ‘Strandja’, në boks, që do të mbahet në Sofje të Bullgarisë, do të garojnë edhe boksierët nga Kosova.

Në kategorinë deri në 60 kilogramë, Donjeta Sadiku do të përballet me boksieren greke, Pita Nikoleta, raporton Zëri.info.

Kurse, Bashkim Bajoku në kategorinë deri në 52 kilogramë sfidon danezin Malik Daniel, kurse Patriot Behrami në kategorinë deri në 69 kilogramë përballet me belgun Rachem Muhamed.

Dhe për fund, kundër boksierit polak Lewicki Ryszard, është Besart Pireva në kategorinë deri në 75 kilogramë./Zëri.info