Fjalët e para të Rei Manajt pas transferimit te Barcelona

Fjalët e para të Rei Manajt pas transferimit te Barcelona

Sport January 21, 2020 - 08:29

Barcleona dhe Albacete kanë arritur marrëveshje për transferimin e Rei Manajt.

Sulmuesi shqiptar do të nënshkruajë kontratë tri-vjeçare e gjysmë me Barcelonën, shkruan Zëri.info.

Manaj do ta ketë një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh, teksa futbollisti ka nënshkruar sot kontratën dhe është prezantuar në stadiumin 'Johan Cruyff'.

Futbollisti i Shqipërisë te Barcelona është transferuar për 700 mijë eurosh, plus dy milionë euro bonuse në varësi të paraqitjeve të lojtarit.

Image

Manaj te Barcelona do ta mbajë fanellën me numrin 22.

Pas transferimit te Barcleona, Manaj është shprehur i lumtur dhe ka thënë se mezi pret që të debutojë me skuadrën e re.

“Mendoj se është një nga ditët më të rëndësishme të jetës sime. Vij te një klub i madh, për të cilin mendoj se është më i madhi në historinë e futbollit. Mezi prej që të luaj me ekipin e ri. Kur Barcelona më bëri ofertë, nuk pranova të merrja në shqyrtim asnjë propozim tjetër dhe e vetmja gjë që dëshiroja ishte të mbërrija sa më shpejt këtu. Tani jam shumë i lumtur”, ka thënë Manaj.

“Shpresoj që ta ndihmoj sa më shumë skuadrën time të re. Një sulmues duhet të shënojë dhe uroj që këtë gjë ta realizoj këtu. I kam vendosur vetes disa synime personale, por mbi të gjitha dëshiroj që skuadra të ngjitet në kategorinë e dytë. Barcelona është klubi më me rëndësi në botë, prandaj këtu gjithçka shkon në mënyrë perfekte”, deklaroi ai./Zëri.info