Bersant Celina i gatshëm ta bëjë hapin e madh, e kërkon klubi i Premierligës

Bersant Celina i gatshëm ta bëjë hapin e madh, e kërkon klubi i Premierligës

Sport January 20, 2020 - 23:28

Bersant Celina bëri paraqitjen e tij më të mirë të këtij edicioni në fitoren 2:1 të Swansea Cityt ndaj Wigan Athletic.

Sulmuesi nga Kosova ishte kudo në fushë, teksa asistoi për mrekulli te goli i fitores i shënuar nga Andre Ayew, shkruan Zëri.info.

Pas ndeshjes në fjalë, në media u raportua për interesimin e klubit të Premierligës, Brighton, për shërbimet e fantazistit prizrenas.

Image

Celina njihet mjaft mirë nga trajneri i Brightonit, Graham Potter, me të cilin kanë punuar bashkë te Swansea City.

Trajneri në fjalë e kishte transferuar Celinën nga Manchester City në verën e viit 2018, dhe të dy kanë raporte mjaft të mira.

Megjithatë, bëhet e ditur se Swansea City nuk ka marrë ende asnjë ofertë për Celinën./Zëri.info