Milani në 'telashe', futbollisti i skuadrës kërkon largimin

Milani në 'telashe', futbollisti i skuadrës kërkon largimin

Sport January 20, 2020 - 23:10

Suso ka pasur një takim me drejtuesit e Milanit sot, ku ai ka kërkuar të largohet, me Romën dhe Sevillën që kërkojnë shërbimet e tij.

Anësori spanjoll është parë në 'Casa Milan' në pasditën e sotme me agjentin e tij, ku ai ka qëndruar rreth 45 minuta, shkruan Zëri.info.

Sipas 'La Gazetta dello Sport', Suso ka kërkuar largimin, gjë të cilën pritet ta aprovojë Milani.

Suso ka dështuar të luajë rregullisht në formacionin 4-4-2, i cili ka sjellur rezultate pozitive te skuadra.

Megjithatë, Milani nuk do ta lejonte largimin e Susos për një çmim më të ultë se 25 milionë euro.

Sevilla është ndër klubet e interesuara për Suson, derisa edhe Roma është në garë./Zëri.info

Image