Atalanta 2, SPAL 1: Sfidë e 'nxehtë' në Serie A mes shqiptarëve, notat e Etrit Berishës dhe Berat Gjimshitit

Atalanta 2, SPAL 1: Sfidë e 'nxehtë' në Serie A mes shqiptarëve, notat e Etrit Berishës dhe Berat Gjimshitit

Sport January 20, 2020 - 22:42

Atalanta dhe SPAL-i janë përballur në një ndeshje tejet interesante në kampionatin elitar italian, Serie A, sonte.

Në ndeshjen e zhvilluar në Bergamo, Atalanta është mposhtur me rezultat të ngushtë, 1:2, nga SPAL-i i Etrit Berishës, shkruan Zëri.info.

Duvan Zapata shënoi për vendasit, teksa për mysafirët shënuan Andrea Petagna dhe Mattia Valoti.

Image

Portieri prishtinas, Etrit Berisha, luajti nga minuta e parë dhe ishte solid në fushë duke u vlerësuar me notën 6.8 te radhët e SPAL-it.

Nga ana tjetër, tek Atalanta, Berat Gjimshiti luajti vetëm 45 minuta dhe u vlerësua me të njejtën notë - 6.8.

Pas 20 ndeshjeve, Atalanta mbetet në vendin e pestë me 35 pikë, kurse SPAL-i në vendin e 19-të me 15 sosh./Zëri.info

Image