Legjenda e Manchester Unitedit e këshillon Solskjaerin t'i transferojë këta dy futbollistë

Legjenda e Manchester Unitedit e këshillon Solskjaerin t'i transferojë këta dy futbollistë

Sport January 20, 2020 - 22:20

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer është këshilluar të transferojë transferimin e një mesfushori kreativ si Jack Grealish i Aston Villas apo James Maddison i Leicester Cityt.

Dyshja kanë qenë të lidhur me një kalim në 'Old Trafford' dhe legjenda e 'Djajve të Kuq', Ryan Giggs thotë se këta futbollistë janë duke i munguar skuadrës, shkruan Zëri.info.

Grealish dhe Maddison kanë shënuar nëntë gola këtë edicion dhe Giggs e ka këshilluar Solskjaerin për ta.

"Unë nuk mendoj se Solskjaer ka lojtarë", ka thënë Ryan Giggs për 'beIN Sports'.

"Ai ka disa futbollistë të mirë, por i nevojiten edhe dy të tjerë në mesfushë", vlerësoi trajneri uellsian.

"Pogba ka qenë i paqëndrueshëm me formën, andaj Manchester Unitedit po i mungon një Grealish, një Maddison", tregoi ai./Zëri.info