Mediat serbe merren sërish me Xherdan Shaqirin, ja çfarë shkruajnë sot

Mediat serbe merren sërish me Xherdan Shaqirin, ja çfarë shkruajnë sot

Sport January 20, 2020 - 21:59

Liverpooli nuk dëshiron që ta lejojë Xherdan Shaqirin të largohet nga klubi në afatin kalimtar të janarit, përkundër interesimit të Romës.

Siç raportoi sot 'Sky Italia', Roma dëshiron ta huazojë mesfushorin nga Kosova, i cili mungoi në derbin e djeshëm ndaj Manchester Unitedit shkaku i një lëndimi, shkruan Zëri.info.

Roma ka shprehur interesim edhe për Suson e Milanit, i cili ka luajtur më parë te Liverpooli.

Situatën në fjalë janë duke e përcjellur edhe mediat serbe, teksa 'Kurir.rs', shkruan:

"Roma dëshiron zviceranin. Liverpooli nuk dëshiron ta lëshojë Shaqirin në janar"./Zëri.info