FFK nis cikli i ri i ligjëratave kundër kurdisjeve të ndeshjeve

FFK nis cikli i ri i ligjëratave kundër kurdisjeve të ndeshjeve

Sport January 20, 2020 - 20:52

Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur ciklin e ri të ligjëratave me qëllim të vetëdijesimit dhe parandalimit të kurdisjeve të ndeshjeve.

Këto ligjërata po mbahen për të tretin vit radhazi, kurse cikli i ri ka nisur me ligjëratat me futbollistët e grupmoshave të reja në Regjionin e Prizrenit, përcjell Zëri.info.

Image

Zyrtari për integritet të garave, Ejup Osmani, para futbollistëve të rinj ka folur për rëndësinë që të kemi gara të ndershme dhe frymë sportive në të gjitha nivelet e futbollit në Kosovë.

Ai ka shpjeguar se futbolli si sporti më i popullarizuar në botë vazhdimisht kërcënohet nga njerëz dhe grupe të caktuara të interesit, të cilët për përfitime personale synojnë të çrregullojnë sistemin dhe mbarëvajtjen e garave, duke tentuar kurdisjen e rezultateve të ndeshjeve.

Megjithatë, Osmani ka bërë të ditur se zyra për integritet në FFK në bashkëpunim me UEFA-n do të vazhdojë të jetë vigjilente dhe t’i mbikëqyr me seriozitetin më të madh garat në të gjitha rangjet për të parandaluar çdo ndërhyrje të njerëzve të tillë./Zëri.info

Image