Klubi kosovar në 'ekstazë': E gjithë skuadra nënshkruan kontrata të reja

Klubi kosovar në 'ekstazë': E gjithë skuadra nënshkruan kontrata të reja

Sport January 20, 2020 - 19:34

Klubi i femrave të Mitrovicës ka konfirmuar një lajm të mirë për skuadrën.

Mitrovicasit kanë bërë të ditur se kanë nënshkruar kontrata të reja me të gjitha futbollistet e skuadrës, shkruan Zëri.info.

“KFF Mitrovica vazhdon kontratat edhe për një vit me të gjitha futbollistet”, thuhet në njoftimin zyrtar.

KFF Mitrovica ishte tejet e suksesshme në futbollin e femrave në vitin që lamë pas.

Kjo skuadër u kualifikua deri në fazën e 32 skuadrave më të mira në Ligën e Kampionëve./Zëri.info