ZYRTARE: Pas largimit nga Turqia, Donis Avdijaj bëhet me skuadër të re

ZYRTARE: Pas largimit nga Turqia, Donis Avdijaj bëhet me skuadër të re

Sport January 20, 2020 - 19:10

Hearts ka kompletuar transferimin e sulmuesit të Kosovës, Donis Avdijaj.

Avdijaj ka zgjedhur të transferohet te skuadra skoceze, derisa ai mund të debutojë të mërkurën në Ross County, shkruan Zëri.info.

Futbollisti istogas arriti në Edinburgh këtë mëngjes si futbollist i lirë dhe iu nënshtrua testeve mjekësore.

Image

Ai nënshkroi kontratë gjashtë-mujore, e cila mund të zgjatet nëse ai shkëlqen.

Avdijaj bëhet transferimi i parë i trajnerit të Hearts, Daniel Stendel, pas largimit nga Trabzonspori të premten e kaluar.

Avdijaj luan në të gjitha pozitat e sulmit.

Image

Ai ka lindur në Gjermani, teksa është paraqitur në gjashtë ndeshje për Përfaqësuesen e Kosovës./Zëri.info