Interi nuk e ka ndërmend të ndalet, transferon edhe një futbollist, nesër testet mjekësore

Interi nuk e ka ndërmend të ndalet, transferon edhe një futbollist, nesër testet mjekësore

Sport January 20, 2020 - 18:37

Anësori i Chelseat, Victor Moses do të udhëtojë nesër për në itali për testet mjekësore tek Interi, raporton 'SportItalia', përcjell Zëri.info.

Moses është momentalisht i huazuar te gjiganti turk, Fenerbahçe, por pritet ta ndërprejë huazimin për t'iu bashkuar Antonio Contes tek Interi, shkruan Zëri.info.

Nigeriani ka luajtur për Conten nga viti 2016 deri në vitin 2018 në Chelsea, dhe ka qenë krucial në sistemin 3-4-3.

Mediumi italian shkruan se Moses do të arrijë në Itali nesër dhe do t'i kompletojë testet mjekësore.

Interi ka arritur marrëveshje huazimi me opsionin e blerjes për 10 milionë euro për 30-vjeçarin.

Moses ka bërë shtatë paraqitje për skuadrën turke këtë edicion./Zëri.info

Image