Transferimi te Real Madridi, 'shpërthen' Van de Beek: Nuk dua..

Transferimi te Real Madridi, 'shpërthen' Van de Beek: Nuk dua..

Sport January 20, 2020 - 17:52

Mesfushori i Ajaxit, Donny van de Beek ka insistuar se nuk ka asgjë zyrtare me Real Madridin këtë moment, derisa ai vazhdon të lidhet me një kalim në kryeqytetin spanjoll.

Van de Beek ishte njëri ndër yjet që e drejtoi Ajaxin drejt gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve edicionin e kaluar, duke shënuar katër gola në 18 paraqitje, shkruan Zëri.info.

22-vjeçari ka ndihmuar gjithashtu skuadrën holandeze ta fitojë dopietën, si dhe edhe këtë edicion, është në formë të mirë.

Megjithatë, mesfushori ka mohuar se ka arritur marrëveshje me Real Madridin.

"Asgjë nuk ka zyrtare me Real Madridin Nuk ka kontratë. Kjo është situata", ka thënë ai për gazetarët.

"Nuk dua të zgjedhë. Por, edhe Ajaxi është klub i madh", shtoi mesfushori./Zëri.info